Bota

Bajra: SHBA-ja ndalon importin e gazit dhe naftës ruse

Njohësi i tregjeve financiare, njëherësh ish-bankier në Londër, Emanuel Bajra, ka thënë se SHBA-ja ka vendosur ta ndalin importin e gazit dhe naftës ruse.

Bajra përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se vendimi është marrë nga sot.

“SHBA-të ndalin importin e gazit dhe naftës Ruse prej ditës së sotme. Siç edhe e thashë në mëngjes, kjo ndodhi. SHBA-të imponojnë ndaljen e naftës vetëm – pra pa aleatët Evropian. Nafta po i kalon $200 p/f. Lidership. Vendosmëri. Seriozitet”, ka shkruar Bajra në Facebook.

Lexo më shumë  Bllokohet nisma hungareze për avancimin e integrimit të Serbisë në BE

Ai ka thënë se gjasat janë që Britania e Madhe ta ndjekë shembullin e SHBA-së dhe të imponojnë ndalje totale të importit të naftës e gazit Rus për në Britani.

Bajra ka shtuar se Britania është e varur me më pak se 5% nga importet e gazit Rus, përderisa BE-ja ka një varësi gati 40%, duke nënvizuar se kjo ka ardhur nga “pasojat e politikave të stërlodhura, nënshtruese e të buta të Angela Merkel ndaj Rusisë”.

Lexo më shumë  Ndihma norvegjeze për Ukrainën do të arrijë në 2.7 miliardë dollarë në 2025

Gjatë ditës së martë, edhe gjigandi i naftës Shell, me bazë në Londër ka vendosur që të ndalojë blerjen e naftës së papërpunuar ruse dhe do të mbyllë stacionet e benzinës në të gjithë vendin.

Shell ka thënë të martën se synon të ndalojë blerjen e naftës bruto ruse dhe planifikon të tërhiqet plotësisht nga industria ruse e energjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *