Bota

Blinken bën thirrje që Evropa të heqë dorë nga varësia prej energjisë ruse

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka thënë se është “imperative” që vendet evropiane të ndalojnë së mbështeturi te energjia ruse, veçanërisht teksa lufta në Ukrainë vazhdon.

Duke folur në një konferencë të përbashkët shtypi në Talin me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas, Blinken tha se ekziston një mundësi e rëndësishme, jo vetëm por e domosdoshme në këtë moment për të hequr përfundimisht, për shumë vende në Evropë, varësinë nga energjia ruse. Sepse Rusia e përdor atë si armë”.

Kallas bëri thirrje që të përjashtojë plotësisht Rusinë dhe Bjellorusinë nga rrjeti i pagesave të sigurisë së lartë SWIFT dhe të kufizojë aksesin e saj në kriptovaluta.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Vendet duhet të fokusohen në “izolimin e plotë” të Rusisë nga bota e lirë, tha ajo. Situata e përkeqësuar e sigurisë “kërkon ndryshime të shpejta në sigurinë evropiane”, theksoi ajo, duke shtuar se bota duhet të përgatitet për më të keqen, e cila pritet të vijë ende.

“Prandaj, dhuna e Putinit duhet të jetë në korrelacion me sanksionet e mëtejshme dhe gjithashtu vendimet e izolimit,” tha Kallas.

Kallas gjithashtu i bëri thirrje NATO-s që të punojë për një “strategji të përditësuar për mbrojtjen në rajonin tonë”.

Lexo më shumë  Konfirmohet përbërja e re – Komisioni i ri i Ursula von der Leyen merr miratimin përfundimtar

Ajo falënderoi Blinken për “punën e rëndë” të Shteteve të Bashkuara në ndërtimin e unitetit brenda aleatëve të NATO-s, duke shtuar se ajo kishte kërkuar për një “mbrojtje të përhershme dhe kuptimplote të NATO-s në rajonin Baltik”.

Pavarësisht situatës së zymtë në terren, NATO nuk është e gatshme të përfshihet drejtpërdrejt në konflikt, duke përfshirë krijimin e një zone ndalim-fluturimi përtej mbështetjes së rezistencës së Ukrainës ndaj një pushtimi që po vret civilë.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *