Bota

“Më e keqja pritet ende të vijë”, paralajmëron kryeministrja e Estonisë teksa bën thirrje që Rusia të izolohet nga bota e lirë

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken është takuar sot me kryeministren e Estonisë Kaja Kallas.

Gjatë një konference të përbashkët lajmesh, zonja Kallas përsëriti nevojën për mbështetje të përbashkët për Ukrainën – një mesazh që është theksuar nga Perëndimi që nga fillimi i pushtimit.

Megjithatë, ajo paralajmëroi: “Duhet të përgatitemi për më të keqen, më e keqja është ende për të ardhur”.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ajo bëri thirrje që Rusia të izolohet nga bota e lirë dhe tha se kriptovalutat duhet të kufizohen në mënyrë që të mbyllen “boshllëqet” në sanksione.

“Ne do të vazhdojmë të gjejmë mjete të reja në kutinë tonë të veglave derisa makina e luftës e Putinit të paralizohet,” tha zonja Kallas.

Z. Blinken shtoi se SHBA “vazhdon të shpresojë për më të mirën”, por “është e përgatitur për më të keqen”.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Ai tha se numri i civilëve të vrarë dhe të plagosur vazhdon të rritet dhe ka vazhduar të ketë raportime për bombardime nga forcat ruse në korridoret humanitare.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *