Mbi 200 korporata perëndimore janë larguar nga tregu rus
Janë mbi 200 korporata të mëdha perëndimore që janë tërhequr ose kanë pezulluar aktivitetin biznisor me Rusinë.
Lista e përpiluar nga Unviversiteti i Yale, tregon se kompanitë më prestigjioze janë larguar nga Rusia, pas sanksioneve të vendosura nga vendet e Perëndimit, si kundërpërgjigje ndaj agresionit ushtarak në Ukrainë.
“200 korporata të mëdha perëndimore janë tërhequr ose kanë pezulluar biznesin me Rusinë. Universiteti i Yales e ka përgatitur këtë listë”, ka njoftuar shefi i Hermitage Capital, Bill Browder.
BREAKING: 200 major Western corporations have either withdrawn or suspended business with Russia. Yale has helpfully prepared this list. pic.twitter.com/7BfDslcPhB
— Bill Browder (@Billbrowder) March 8, 2022
Browder ka prezantuar edhe listën e kompanive që nuk janë larguar nga Rusia, duke shtuar se këto duhet të bojkotohen nga Perëndimi.
“Këtu është lista e kompanive që vazhdojnë të bëjnë biznes me Rusinë. Duhet të tërhiqen sa më shpejt të jetë e mundur. Nëse jo, ato duhet të bojkotohen në Perëndim. Fitimet mbi sigurinë kombëtare janë të papranueshme”, thekson ai në Twitter.
Qeveria ukrainase u kishte bërë thirrje parë kompanive financiare që të pezullonin funksionimin e tyre në Rusi.
Sanksionet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe, Kanadaja dhe Bashkimi Evropian kanë ndikuar në ekonominë ruse pasi Fitch, S&P dhe Moody’s kanë ulur vlerësimin e kreditor të vendit.
Rruga Press