Lajme

Çmimi i naftës përgjysmon urbanët në Tiranë, Shoqata e Transportit: Të bëhet bileta 80 lekë

Rritja e çmimit të naftës ka bërë që shumica e operatorëve të transportit publik në kryeqytet të operojnë me një numër mjetesh të kufizuara, duke sjellë pritje të gjata të qytetarëve në stacionet e autobusëve.

Shoqata e Transportit Publik ka deklaruar se çmimi i naftës ka arritur në nivele të frikshme dhe kjo prek drejtpërdrejtë mbarëvajtjen e punës së tyre.

Duke parë edhe situatën e vështirë ekonomike në mbledhjen e fundit që patëm operatorët nuk janë në gjendje të funksionojnë me 100% të flotës së mjeteve. Sot stacionet janë plot me njerëz.

Çmimi i naftës dje ishte i frikshëm. Asnjë operator nuk vazhdon dot me kapacitet të plotë. Nëse vazhdojmë me këtë situatë kapitullimi do të jetë për tre katër ditë minimalisht”, deklaruan ata.

Lexo më shumë  DOSJA/ Gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkoi nga bandat të goditej gazetari Saimir Kodra pasi ai ka denoncuar lidhjet e gjyqtares me krimin

Sipas tyre zgjidhja për të dalë nga ky ngërç që mund të sjellë falimentimin e këtij sektori, është rritja e çmimit të biletës në një vlerë dy fish në krahasim me atë që është aktualisht, pra 80 lekë.

Ne jemi të varur nga rritja e çmimit të naftës. Duke pasur edhe një heshtje totale ne konkretizuam pikat që na duhen për të shpëtuar. U vendos të kërkohet rritja e çmimit të biletës.

Kjo do të jepte mundësinë të kishte transport publik në Shqipëri. Çmimi i biletës do të jetë për të përballuar këtë krizë diku te 80 lekë për biletë.

Do i japim një mundësi transportit t’i shërbejë qytetarëve që të mos kapitullojmë përfundimisht. Ky do të jetë një shpëtim emergjent”, thuhet në deklaratën e tyre.

Lexo më shumë  Zgjedhjet e 9 shkurtit, Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen dhe të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar në ambasada ose konsullata

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *