Zelenksy njofton për vdekjen e një fëmije nga dehidrimi
Qyteti Mariupolit, në Ukrainën juglindore, aktualisht po vuan nga mungesa e ujit, ushqimit dhe energjisë.
Mungesat kanë çuar në humbjen tragjike të një fëmije nga dehidrimi, ka thënë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.
Spitalet në qytet po përballen gjithashtu me mungesë të madhe të antibiotikëve dhe qetësuesve, me mjekët që duhet të kryejnë urgjenca pa to.
Lexo më shumë Shefi i Forcave Ajrore të SHBA: Lufta me Kinën dhe Rusinë mund të ndodhë në çdo moment
Forcat ruse janë fokusuar në Mariupol pasi marrja e tij do të krijonte një korridor tokësor mes Krimesë së aneksuar dhe rajoneve pro-ruse të kontrolluara nga separatistët në Donbas.
Rruga Press