Bota

Koha për tu larguar nga rreziku, nis evakuimi i civilëve nga Sumy

Pas njoftimit të hapjes së korridoreve humanitare nga Rusia, bëhet me dije se ka nisur evakuimi i civilëve nga Sumy,  sipas ministrisë ruse të mbrojtjes, shkruan BBC

Armëpushimi pritet të zgjasë nga ora 09:00 deri në 21:00 me orën lokale. Autobusët me të evakuuarit do të udhëtojnë në jug përgjatë rrugës nga Sumy në Poltava – një qytet ukrainas 175 km në jug të vendit.

Lexo më shumë  OBSH: Deri në vitin 2050, rreth 1,2 miliardë njerëz mund të zhvendosen prej klimës

Më herët Moska kishte propozuar evakuimin e ukrainasve në Rusi, por kjo u refuzua nga Ukraina si një manipulim dhe propagandë që do të vendoste në rrezik jetën e njerëzve. Ndërkohë pala ukrainase u ka bërë thirrje autoriteteve ruse që të respektojnë marrëveshjen për armëpushimin.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Irina Vereshchuk tha se ata po planifikojnë të evakuojnë gjithashtu studentët nga India, Kina dhe vende të tjera.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *