Se ka fajin teknologjia, Durrësi me numrin më të madh të votave të pavlefshme dhe pse me fletë
Jo vetëm pjesëmarrja e ulët. Zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 bashki u karakterizuan edhe nga numri i lartë i votave të pavlefshme, plot 4855.
Edhe pse duhet të kryesonte Vora, kjo për shkak të vështirësisë së qytetarëve për të votuar në mënyrë elektronike, e vetmja bashki ku u pilotua një votim i tillë, qyteti që mban rekordin për vota të pavlefshme është Durrësi me 1863 vota.
Pas tij vjen Lushnja, e ndjekur nga Shkodra, Dibra, Vora e Rrogozhina.
Votat e pavlefshme në 6 bashkitë
-Dibër 557
-Durrës 1863
-Lushnje 1067
-Shkodër 800
-Rrogozhinë 229
-Vorë 339 (nuk kanë votuar asnjë nga kandidatët)
Rruga Press