Këshilli Evropian do të diskutojë aplikimin e Ukrainës në BE në “ditët e ardhshme”
Liderët e BE-së do të diskutojnë në ditët në vijim aplikimin e Ukrainës për t’iu bashkuar bllokut.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
Liderët e BE-së pritet të diskutojnë luftën në Ukrainë dhe anëtarësimin e Ukrainës në BE në samitin joformal në Paris të enjten.
“Solidariteti i BE-së, miqësia dhe asistenca e paprecedent për Ukrainën është e palëkundur. Ne do të diskutojmë aplikimin e Ukrainës për anëtarësim në ditët në vijim”, ka shkruar Michel në Twitter.
© Rruga Press