Bota

Kushte të rënda në Volnovakha, qytetarët ka ditë që janë fshehur në bodrume

Po rritet frika për civilët që janë fshehur në qytetet jugore ukrainase Mariupol e Volnovakha, që janë rrethuar nga forcat ruse dhe po sulmohen vazhdimisht.

Një burrë, që kishte ikur nga Volnovakha dy ditë më parë, ka treguar për CNN kushtet në disa pjesë të qytetit, ku kishte kaluar ditë duke u fshehur në bodrum.

Lexo më shumë  Shefi i CIA-s ngre alarmin: Rrezik i lartë për përshkallëzimin e luftës në Lindje të Mesme

“Njerëzit janë duke u fshehur aty për 11 ditë tash. Disa kanë arritur të dalin, por afro 450 ende janë aty”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk ka pasur komunikim me njerëzit atje që kur u largua. “Njerëzit janë sëmurë. Nuk ka tualete”.

Ushqim dhe ujë ishin shumë të limituara, ka paralajmëruar ai.

“Fëmijët po vjellin. Nuk ka vend të shtrihesh”, ka thënë ai.

Rruga Press

Lexo më shumë  Shkatërrohet vila e Putinit në Detin e Zi, despoti rus heziton ta vizitojë nga frika e sulmeve ukrainase me dronë
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *