Vriten dy drejtues të lartë të ushtrisë ruse, Ukraina rimerr kontrollin e qytetit në lindje
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës pretendon se ka rimarrë kontrollin e qytetit lindor Chuhuiv, i cili ishte kapur pak ditë më parë nga rusët.
Ukrainasit pretendojnë se i kanë shkaktuar humbje të mëdha forcave ruse në këtë qytet. Ata kanë thënë se kanë vrarë edhe dy drejtues të lartë të ushtrisë.
Qyteti strategjik me 31 mijë banorë ndodhet rreth 30 kilometra nga Kharkivi, qyteti i dytë më i madh në Ukrainë, i cili bombardohet vazhdimisht nga forcat ruse, të cilat ende nuk kanë arritur të marrin nën kontroll.
Rruga Press