“Marrëveshjet me Rusinë vetëm në teori”, rruga e evakuimit për nga Mariupol ishte i e minuar
Edhe pse mes Ukrainës dhe Rusisë u arrit një marrëveshje për armëpushim në mënyrë që të evakuoheshin civilët, nuk kanë munguar viktimat nga predhat e pushtuesit.
Dominik Stillhart, drejtor i operacioneve për Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq duke folur për BBC Radio 4 të hënën në mëngjes tha se marrëveshjet deri më tani kanë ekzistuar vetëm në parim. I pyetur se çfarë nuk shkon me të ashtuquajturit korridore humanitare, ai tha se me dy palët u bisedua për “për ditë të tëra”, por problemet mbetën.
Stillhart tha se sfida ishte arritja e një marrëveshjeje që të ishte “konkrete, e zbatueshme dhe e saktë”.
Por, marrëveshjet janë arritur vetëm “në parim”, pasi janë prishur menjëherë për shkak të mungesës së saktësisë, sa i përket rrugëve dhe kush mund t’i përdorte ato.
Duke ilustruar pikëpamjen e tij, ai tha se anëtarë të stafit nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq ishin përpjekur të dilnin nga Mariupol përgjatë një rruge të rënë dakord të dielën, por shumë shpejt e kuptuan “rruga që po ndiqnin ishte në të vërtetë e minuar”.
Çfarë po ndodh në Ukrainë- një përmbledhje e ngjarjeve që kanë ndodhur përgjatë orëve të fundit
-Rusia ka njoftuar se po hap korridore të reja humanitare nëpër qytete të shumta të Ukrainës, përfshirë kryeqytetin Kiev, për të lejuar evakuimin e civilëve. Lajmi vjen në një kohë kur prej ditësh përpjekjet e ngjashme në Mariupol kanë dështuar pas bombardimeve të vazhdueshme nga forcat ruse gjatë orëve të armëpushimit.
-Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për vrasjen e civilëve, pasi nga raketat ruse u shua një familje në Irpin, pjesëtarët e të cilës po tentonin të largoheshin.
-Zyrtarët ukrainas të mbrojtjes pretendojnë se forcat e tyre kanë rimarrë qytetin lindor të Chuhuiv.
-Ka pasur sërish bombardime në qytetin port jugor të Mykolaiv.
-Britania e Madhe njoftoi se do t’i japë Ukrainës 100 milionë dollarë shtesë për të ndihmuar në funksionimin e qeverisë ndërsa vendi ndodhet nën pushtim.
-Çmimi i naftës është rritur në nivelin më të lartë që nga viti 2008 pasi SHBA njoftoi se po diskutonte me aleatët e saj evropianë një embargo të mundshme ndaj naftës ruse.
Rruga Press