Lajme

Zgjedhjet/ VOA: PS drejt fitores në 5 bashki, Berisha udhëheq në Shkodër dhe siguron ndjeshëm më shumë vota se PD

Në Shqipëri, ndërsa vijon numërimi për zgjedhjet e pjesshme vendore të zhvilluara dje në 6 bashki të vendit, Partia Socialiste rezulton fituese në të paktën 2 prej tyre, Vorë e Rrogozhinë, ku procesi është mbyllur, dhe udhëheq me diferencë në 3 të tjera (Durrës, Lushnje e Dibër), përveç Shkodrës, ku në krye, me më shumë vota, është Bardh Spahia, kandidati i lëvizjes së ndërmarrë nga ish-kryeministri Sali Berisha, në garë në emrin e koalicionit Shtëpia e Lirisë, që formalisht mban siglat e LSI-së dhe Partisë Demokristiane. Kandidatët e zotit Berisha, kanë siguruar ndjeshëm më shumë vota se përfaqësuesit e Partisë Demokratike të kryetarit Lulzim Basha, përveç Rrogozhinës.

Vora ishte bashkia ku rezultati u shpall që mbrëmë. Kandidati socialist Blerim Shera siguroi 69.9 përqind të votave, përkundrejt 24.3 përqind të marra nga Lulzim Vrana, i Shtëpisë së Lirisë dhe 6.29 që kanë shkuar për kandidatin demokrat Ymer Marku.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Në Rrogozhinë, po ashtu socialistët arritën të marrin 60.73 përqind të votave me kandidatin e tyre Edison Memolla, ndërsa dy rivalët e tjerë të opozitës ndanë 21.96 përqind (Ferdinand Saraçi i PD) dhe 17.3%  (Hekuran Xhani i Shtëpisë së Lirisë).

Shkodra, pavarësisht përçarjes të së djathtës, duket se sërish ka zgjedhur t’i besojë po asaj. Në këtë Bashki, historikisht të drejtuar nga e djathta, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive, udhëheq me mbi 43 përqind kandidati Spahia i Shtëpisë së Lirisë, i ndjekur nga kandidatja socialiste Majlinda Angoni me 39.7 përqind. Diferenca mes tyre është prej pak më shumë se 1200 vota, dhe mundësia e ndryshimit të rezultatit, nuk përjashtohet. Ndërsa kandidati i Partisë Demokratike Xhemal Bushati ka 16.6 përqind.

Në Durrës, një tjetër qytet i madh dhe i rëndësishëm, socialistët kanë ruajtur epërsinë e tyre. Edhe këtu, kur janë numëruar më shumë se 60 përqind e kutive të votimit, tendenca tregon për një fitore të kandidates Emirjana Sako me 57.7 përqind. Në vend të dytë është kandidati i Shtëpisë së Lirisë, Ardian Muka me 28.97 përqind, ndërsa kandidati demokrat Luan Hoti ka vetëm 13.3 përqind.

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Edhe në Lushnje, socialistët duket se do rikonfirmohen në krye të kësaj Bashkie. Ndërs numërimi po shkon drejt fundit, kandidatja e tyre Eriselda Sefa ka 57.9 përqind të votive. Dy kandidatët e tjerë ndajnë 32.4 përqind (Elton Bano i Shtëpisë së Lirisë) dhe 11.26 përqind të votave (Indrit Sefa i PD).

Në Dibër, sërish socialistët janë përpara me diferencë të ndjeshme nga rivalët e tjerë. Kandidati i tyre Rrahim Spahiu është përpara me 63 .07 përqind të votive. Pas tij Shpëtim Kryemadhi i Shtëpisë së Lirisë me 19 përqind dhe Luan Haka me 17.5 përqind./VOA

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *