Bota

Ushtria e Ukrainës godet luftanijen ruse në Detin e Zi

Forcat e Armatosura të Ukrainës goditën një anije luftarake të marinës ruse në Detin e Zi.

Kështu shprehet Serhiy Bratchuk, një zëdhënës i Shtabit Operacional të Administratës Ushtarake Rajonale të Odesës, raporton Ukrinform, percjell Rruga Press.

“Ne do të shkatërrojmë armikun. Minus një luftanije armike. Armiku pëson humbje. Punë të mbarë djema. Lavdi Forcave të Armatosura,” tha Bratchuk.

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

Shtabi operativ nuk dha detaje për goditjen në anijen luftarake ruse.

“Nuk ka ende asnjë konfirmim nëse ishte një anije patrullimi apo një raketëhedhesë, por me siguri është minus një anije,” tha Bratchuk.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *