Në Kuvendin e Kosovës përkujtohet dhe nderohet sakrifica heroike e Jasharëve
Kuvendi i Kosovës është mbledhur në ceremoni solemne për të shënuar Epopenë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot janë i ka mbledhur krenaria për familjen Jashari dhe heroin kombëtar, Adem Jashari. Veprën dhe sakrificën e familjes Jashari e quajti ngjarjen më të rëndësishme për kombin.
“Sot na ka mbledhur krenaria për heroin tonë dhe për familjen Jashari, Na mban të bashkuar dhimbja sublime e një kombi të tërë për familjen Jashari. Jemi mbledhur që ta ripërtërijmë historinë e dhimbshme dhe krenarinë me të cilën jemi ndeshur. Pavarësisht se jemi përballur me padrejtësi të mëdha, e kapërcyem së bashku, breza të tërë kapërcyen këto sfida. Ai u bë imediat në fillim vitet 90’ kur Jugosllavia po shpërbëhej. Në këtë kohë Kosova u përballë me një regjim të egër, i cili synonte shfarosjen e popullit shqiptar në Kosovë, prandaj e filloi rezistencën dhe artikulimin për liri dhe pavarësi”, tha Osmani.
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se masakra e Prekazit, u bë kthesë përcaktuese në trajektoren e zhvillimit të luftës çlirimtare të vitit 1998-99, por njëkohësisht edhe në zgjimin e ndërgjegjes ndërkombëtare dhe të vetëdijes diplomatike botërore. Tha se qëndresa e Jasharëve ka filluar më herët se vitet 90’.
“Është e pamundur të mos e përmend që kur kujtojmë një prej heroizmave më të pashembullt, në Hagë kem i bashkëluftëtarë të Hamëz e Adem Jasharit që mbahen në burg, pikërisht për këtë luftë, për narrativen që e kemi ndërtuar me gjak e Serbia dëshiron ta rindërtojë me gënjeshtra”, ka thënë ai.
E, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë se rënia e Jasharëve e bëri ushtrinë e Kosovës që i dha shtysë çlirimit të kombit.
“5 marsi është akti suprem i lirisë sonë kombëtare. Ngjarja më e rëndësishme brenda çlirimit të Kosovës është rënia heroike dhe sakrifica e Jasharëve në krye me komandantin Adem Jashari. Çlirimi është liri de facto e pavarësia është liri de jure”, tha Konjufca.
Rruga Press