Lufta në Ukrainë/ Banori i Mariupolit: Dëgjoj bombardime çdo tre minuta
Një banor i Mariupolit brenda qytetit ka folur për BBC-në.
Ai ka treguar se bombardimet vazhdojnë – pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi që supozohej të fillonte në orën 09:00 me kohën lokale.
“Tani për tani jam në Mariupol, jam në rrugë. Dëgjoj bombardime çdo tre deri në pesë minuta,” është shprehur për BBC-në, Alexander, një inxhinier 44-vjeçar.
“Korridori i gjelbër është i pakuptimtë. Unë mund të shoh makina të njerëzve që u përpoqën të iknin por që tani po kthehen’ shton 44 vjeçari.
Rruga Press