Lajme

Epopeja e UÇK-së, Jashari thërret për unitet: Dhimbjen e hodhëm sepse liria i mund të gjitha

Rifat Jashari, vëllai i komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari, ka thënë se ndjehet krenar kur sheh Forcën e Sigurisë së Kosovës. Në shënimin e Epopesë së UÇK-së Jashari ka falënderuar shtetet që ndihmuan Kosovën gjatë luftës.

“Është kënaqësi kur i shoh ushtrinë e Republikës së Kosovës të rreshtuar. Duke falënderuar Zotin, SHBA-në, NATO-n dhe të gjitha shtetet mike, ne sot e arritëm 14 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kjo do të qëndrojë për vite”.

Lexo më shumë  Barometri 2025, 50% e bizneseve në Shqipëri japin ryshfet në administratë, tendenca në rritje të fortë

Jashari ka bërë thirrje për unitet.

“Gjithmonë do të jemi bashkë dhe krenarë, dhimbjen do ta hedhim sepse liria i mund të gjitha, vetëm duhet të kemi gjuhë të përbashkët, të bashkëpunojmë që t’i arrijmë qëllimet shekullore”, ka thënë Jashari.

Në natën e 4 e 5 marsit të vitit 1998, Prekazi u rrethua nga forca të shumta ushtarake dhe policore serbe. Më 5 mars fillon sulmi ndaj tyre e që zgjatë deri më 7 mars nga ku vetëm një e mbijetuar del nga ajo masakër.

Lexo më shumë  Kurti: Kompanitë para pak vitesh nuk e dinin ku është Kosova në hartë, sot ajo është konfirmuar si një prej historive më të mira të suksesit në rajon

55 njerëz mbetën të vrarë në Prekaz ato ditë, 22 prej të cilëve nga familja e ngushtë e komandantit Adem Jashari, ndërsa mes datave 5-6 mbijeton djali i Rifat Jasharit, Bashkimi, e sulmit deri në fund arrin t’i shpëtojë vetëm Besarta, vajza e Hamëz Jasharit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *