PayPal pezullon të gjitha shërbimet në Rusi
Shërbimi i pagesave PayPal ka konfirmuar se nuk do të lejojë më përdorimin në Rusi, pasi pushtimi i Ukrainës hyri në ditën e dhjetë.
Më herët, Samsung njoftoi se do të ndalonte dërgesat në vendin, i cili ka bombarduar pamëshirshëm disa qytete të Ukrainës ditët e fundit.
Të premten një raketë goditi termocentralin më të madh bërthamor të Evropës, me udhëheqësit perëndimorë që paralajmëruan se katastrofa u shmang vetëm për pak.
Microsoft pezulloi shitjet në Rusi të premten dhe një sërë biznesesh të tjera, duke përfshirë shtëpinë luksoze franceze të modës Chanel, H&M, IKEA dhe Nike – të cilët kanë ndaluar shitjet brenda vendit.
Rruga Press