Më pak sulme ajrore gjatë 24 orëve të fundit në Ukrainë
Më pak sulme ajrore, por Rusia ende po përparon – Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar
Më pak sulme ajrore dhe artilerie ruse ka pasur gjatë 24 orëve të fundit sesa në ditët e mëparshme, ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar në përditësimin e saj të rregullt të Inteligjencës.
Por ministria ka paralajmëruar se forcat ruse ndoshta po përparojnë në qytetin port jugor të Mykolayiv.
Megjithatë, kjo ministri thotë se ka një “mundësi realiste” që disa forca të anashkalojnë Mykolayiv për t’i dhënë përparësi përparimit drejt një porti tjetër, Odesa.
Sipas inteligjencës ukrainase, Ukraina vazhdon t’i mbajë qytetet Kharkivi, Chernihiv dhe Mariupol, ndërsa ka pasur raporte për luftime në rrugë në qytetin verilindor të Sumyt.
Ka shumë të ngjarë që të katër qytetet të jenë të rrethuara nga forcat ruse, ka thënë Ministria e Mbrojtjes.
Rruga Press