Viti ri nis me tërmete në Kroaci! 10 paslëkundje regjistrohen në orët e para të 2021-it, 169 në total
Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave.
Kroacia nuk gjen paqe! Viti i Ri 2021 ka nisur sërish me lëkundje. Sipas Qendrës Sizmologjike Euromesdhetare që në orët e para të këtij viti janë regjistruar disa lëkundje toke.
Tërmetet u regjistruan në rajonin përreth qytezës Petrinja, e cila ishte epiqendër edhe e tërmeteve të fuqishme të kësaj jave.
Gjatë orëve të para të 1 janarit u regjistruan 10 tërmete, ku më të fortët ishin 3.3 dhe 3.2 sipas shkallës Rihter.
Vetëm në 69 orët e fundit janë shënuar 169 lëkundje toke ne Kroaci. Ndërkohë kujtojmë se gjatë kësaj java Kroacia u godit nga nje tërmet i fuqishëm 6.3 ballë nga i cili humbën jetën 7 persona dhe mbetën dhjetëra të plagosur. Tërmeti me epiqendër në qytetin e Petrinjës, në afërsi të kryeqytetit kroat, Zagrebi, ka pasur thellësinë 10 kilometra dhe ka zgjatur rreth 20 sekonda.