Bota

NATO: Rusia po përdor në Ukrainë bomba thërrmuese në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg thotë se ka prova që Rusia po përdor bomba thërrmuese në pushtimin e saj.

Në një konferencë shtypi, ai u tha gazetarëve: “Ne kemi parë përdorimin e bombave thërrmuese dhe kemi parë raporte për përdorimin e llojeve të tjera të armëve që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.”

Lexo më shumë  Demokrati i parë që fiton një garë që nga viti 1932 për Senatin në Kansas. Një shtet konservator dhe kryesisht rural

Ai gjithashtu thotë se aleanca ushtarake perëndimore nuk do të krijojë një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë dhe as do të dërgojë trupat e saj atje, por premton ndihmë të tjera për Kievin dhe i kërkoi Presidentit Vladimir Putin që t’i japë fund pushtimit menjëherë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *