Bota

Tre ukrainas të vrarë nga sulmi në termocentralin Zaporizhzhia

re ukrainas janë vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e sulmit rus në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias, të premten në mëngjes.

Lajmin e ka bërë të ditur kompania shtetërore bërthamore e Ukrainës.

Më herët, Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, konfirmoi se asnjë material bërthamor nuk kishte rrjedhur nga sulmin ajror.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Ai këmbënguli se sulmi nuk preku asnjë nga gjashtë reaktorët e termocentralit, por shkaktoi një zjarr në një objekt trajnimi afër tyre.

Grossi tha se situata mbetet “e paqëndrueshme” në Zaporizhzhia, megjithëse stafi ukrainas mbetet në dhomën e kontroll.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *