Lajme

Temperaturat deri në -5 gradë, sinoptikani: Pranverë e vonuar, janë shtyrë stinët

Fundjava do të vijojë me reshje të imta shiu në gjithë Shqipërinë, ndërsa zonat malore parashikohen të kenë borë.

Sinoptikani Hakil Osmani tha se priten edhe rrebeshe afatshkurtra shiu.

Sipas tij, java në vazhdim do të karakterizohet nga një mot i vrenjtur, me reshje shiu dhe temperaturat do të vijojnë të ulen përsëri.

Lexo më shumë  Kurti në Prekaz: 28 Nëntori, datë themeltare e historisë

“Kemi një shtyrje të stinëve”, tha Osmani, duke sqaruar se këtë vit pranvera vjen e vonuar dhe temperaturat janë 6 apo 7 gradë më pak se vlerat normale të stinës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *