Ministria e Mbrojtjes -Forcat ruse janë të përqendruara në rrethimin e Kievit
Forcat ruse janë të përqendruara në rrethimin e Kievit, tha në një deklaratë të premten Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës.
Në deklaratë thuhet se trupat ruse janë “bllokuar dhe ndaluar në zonën e Makarov”, e cila është rreth 60 km (37 milje) larg kryeqytetit ukrainas.
Ministria tha se forcat e armatosura të Rusisë kanë shteruar shumicën e rezervave të tyre operacionale dhe kanë filluar “përgatitjet për transferimin e forcave dhe burimeve shtesë nga rrethet ushtarake jugore dhe lindore”.
Presidenti rus Vladimir Putin tha të enjten se lufta në Ukrainë “po shkonte sipas planit”, pavarësisht vlerësimeve nga vendet e tjera se pushtimi i Kremlinit nuk ka shkuar sipas planit.
Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se forcat ruse vazhdojnë të përgatiten për zbarkim në brigjet e Detit të Zi.
© Rruga Press