Bota

Agresioni rus në Ukrainë, ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s do të mblidhen sot në Bruksel

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhacka, do të marrrë pjesë këtë të premte në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, që pritet të mbahet në Bruksel.

Pjesë e takimit do të jenë dhe partnerët operacionalë të NATO-s si Finlanda dhe Suedia, si dhe shefi i diplomacisë në BE, Josep Borrell.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije se fokusi i takimit do të qëndrojë te diskutimet mbi pasojat e agresionit rus në Ukrainë.

Lexo më shumë  Pas fitorës së raundit të parë të zgjedhjeve nga kandidati anti-Nato, Presidenti i Rumanisë mbledh Këshillin e Lartë të Mbrojtjes për cënimet e sigurisë nga Tiktok-u

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Zj. Olta Xhacka, merr sot pjesë në takimin e jashtëzakonshëm të Ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të NATO-s, i cili zhvillohet në selinë e NATO-s në Bruksel.

Në takimin e kryesuar nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, marrin pjesë edhe Finlanda dhe Suedia, vende partnerë operacionalë të NATO-s, si dhe Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Josep Borrell.

Ministrat e Punëve të Jashtme të vendeve aleate pritet të diskutojnë mbi pasojat e agresionit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës duke konfirmuar se vendet e NATO-s vijojnë të reagojnë plotësisht të bashkuar dhe në unison ndaj krizës më të madhe të sigurisë në Evropë që prej dekadash”, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *