Rusia ka shterur shumicën e rezervave të saj operacionale, thotë Ukraina
Ushtria e Ukrainës thotë se Rusia ka shterur shumicën e rezervave të saj operacionale në përpjekje për të kapur Kievin, dhe tani po merr rezerva nga divizione të tjera.
Në një postim në Facebook, Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka thënë se trupat ruse kanë arritur të rrethojnë qytetin port të Mariupolit.
Banorët e Mariupolit kanë treguar për një breshëri të pamëshirshme bombardimesh ndërsa forcat ruse përpiqen të kapin qytetin.
Ushtria ukrainase shton se një grup ushtarësh rusë janë tërhequr nga bazat detare në Detin e Zi, megjithëse ata vazhdojnë “të përgatiten për zbarkimin e marinsave në Zatoka”.
Rruga Press