Kryebashkiaku i Kharkiv: Ushtria ruse po përpiqet “qëllimisht” të eliminojë popullin ukrainas
Kryebashkiaku i Kharkiv, qyteti verilindor i rrethuar nga forcat ruse, i tha “CNN” të premten se ushtria ruse po përpiqet “qëllimisht të eliminojë popullin ukrainas” pasi synon hapësirat civile.
“Situata është jashtëzakonisht e vështirë,” tha kryetari Ihor Terekhov. “Deri më sot, Kharkiv është ndikuar rëndë nga bombardimet e vazhdueshme. Avionët po fluturojnë vazhdimisht, po lëshohen (raketat), po lëshohen granata dhe po goditen shtëpitë e banimit”. Nuk ka trupa ukrainase të stacionuara në blloqet e banimit, sipas Terekhov. “Kjo do të thotë se ata po godasin qëllimisht ndërtesat e banimit,” tha ai.
Ndërsa shumë banorë po strehohen, “një numër i madh” janë vrarë, tha Terekhov, duke shtuar se shumë janë të plagosur dhe në spital raporton “CNN”. Shërbimet shtetërore të emergjencës në Ukrainë të enjten në mëngjes thanë se 34 civilë në rajonin e Kharkiv ishin vrarë në vetëm 24 orë dhe 285 të tjerë u plagosën.
Rruga Press