Bota

Zelensky u kërkon liderëve botërorë të ndalojnë Rusinë “përpara se kjo të bëhet një fatkeqësi bërthamore”

Në një postim në Facebook herët të premten, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për gjuajtje të qëllimshme në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, pasi një zjarr shpërtheu në objekt pas granatimeve të rënda nga forcat ruse.

“Tanket ruse të pajisura me imazhe termike qëllojnë blloqet atomike. Ata e dinë se për çfarë po qëllojnë. Ata janë përgatitur për këtë (sulm),” tha ai në postim raporton “CNN”.

Lexo më shumë  Shefi i marinës finlandeze thotë se prania e Rusisë në Detin Baltik mund të ketë arritur kulmin për momentin

Zelensky gjithashtu i’u referua tragjedisë së Çernobilit dhe viktimave të saj në postim. Për të gjithë ukrainasit, për të gjithë evropianët, për të gjithë njerëzit që e dinë fjalën “Çernobil,” sa viktima ka pasur”. Fatkeqësia e Çernobilit, e cila ndodhi në Ukrainë në vitin 1986 konsiderohet si aksidenti më i keq bërthamor në histori. Ishte një “katastrofë globale që preku jetën e qindra mijëra njerëzve” dhe pati një ndikim të qëndrueshëm në vend, tha Zelensky. 

Lexo më shumë  Trumpi pas humbjes: Dëbimet e emigrantëve ishin tepër të ashpra

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *