Bota

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike në kontakt me Ukrainën për termocentralin bërthamor Zaporizhzhia

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike ka thënë se është në kontakt me autoritetet ukrainase lidhur me raportet për granatimet në termocentralin bërthamor Zaporizhzhia raporton “BBC”. Një zëdhënës i uzinës ka kërkuar gjithashtu në mediat sociale që forcat ruse të “ndalojnë zjarrin e armëve të rënda”.

“Ekziston një kërcënim real i rrezikut bërthamor në stacionin më të madh të energjisë atomike në Evropë,” tha Andriy Tuz në një video në Telegram, sipas “Associated Press”.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Tuz tha se uzina është nën sulm të drejtpërdrejtë nga granatimet ruse dhe zjarrfikësit nuk janë në gjendje t’i afrohen zjarrit që kishte shpërthyer. Ai shtoi se reaktori që është në flakë ishte në rinovim dhe nuk është aktualisht në funksion, por ai përmban karburant bërthamor.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *