Lajme

Reshje shiu dhe dëbore në disa zona, si parashikohet moti për sot

Sipas MeteoAlb: Paraditja do jetë me kthjellime dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat Jugore. Por në vijim vranësirat do të shtohen duke sjell reshje të pakta dhe të izoluara shiu në ultësirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të kemi reshje të pakta dëbore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Lexo më shumë  Nisin punimet për ndërtimin e Parkut Industrial në Drenas

Kosova

Pjesa e parë e ditës do të jetë në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell kthjellime dhe kalime të pakat vranësirash. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës pritet që vranësirat gradualisht të shtohen duke sjellë reshje të pakta dhe të izoluara dëbore.

Maqedonia e Veriut

Deri në orët e pasdites territori MV do të jenë  ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike. Por në vijim vranësirat pritet të shtohen duke sjellë reshje në vend. Reshjet do të jenë në formë dëbore në një pjesë të madhe të MV.

Lexo më shumë  Në Kosovë nis fushata globale “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”

Rajoni dhe Europa

Pjesa me e madhe e Europës Jugore do të jetë në ndikimin e vranësirave dhe reshje të shiut. Gjithashtu në dominimin e motit të vranët dhe reshjeve të shiut ndodhet prej disa ditësh Britania e Madhe. Ndërsa Gadishulli Skandinav dhe Europa Lindore do të paraqiten me vranësira të shumta të cilat do të sjellin reshje dëbore. Por pjesa tjetër e kontinentit Europian do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *