Ambasadorja amerikane: NATO nuk duhet të jetë pjesë e konfliktit në Ukrainë
NATO nuk po shqyrton një zonë ndalim-fluturimi për të kundërshtuar agresionin rus në Ukrainë, ka thënë ambasadorja e SHBA-së në bllok.
“Ne nuk besojmë se NATO duhet të jetë pjesë e këtij konflikti”, ka thënë për BBC News, ambasadorja, Julianne Smith.
“Ne po ofrojmë ndihmë sigurie dhe do të vazhdojmë t’ia ofrojmë Ukrainës”, ka shtuar ai.
NATO është përballur me thirrje për të vendosur një zonë ndalim-fluturimi për të ndaluar Rusinë të përdorë avionët e saj për të mbështetur forcat e saj në terren, por shumë prej tyre kanë ngritur shqetësime se masa do të përshkallëzonte konfliktin.
Smithi përsëriti se NATO-ja nuk ishte e gatshme të bënte kompromis me politikën e saj për të pasur një “derë të hapur” për anëtarët e mundshëm në Evropë.
“Politika e zgjerimit të NATO-s do të vazhdojë. Rusia nuk ka veto për këtë. Ne do të fillojmë bisedat rreth ndryshimeve afatgjata të qëndrimit në Evropën Lindore. Ne do të bëjmë të kundërtën e asaj që dëshiron Rusia”, ka shtuar ajo.
Ajo kritikoi gjithashtu vendimin e Rusisë për të vënë forcat e saj bërthamore në gatishmëri të lartë.
“Ne nuk na pëlqen që Rusia të flasë për ndonjë lloj përshkallëzimi bërthamor”, është shprehur Smith.
Ndërkohë, të enjten në një konferencë për media, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar nga NATO-ja që ta furnizojë me aeroplanë ushtarak nëse nuk është e aftë t’i mbyllë qiejt mbi Ukrainë.
Rruga Press