Bota

Fondi Botëror për Natyrën (WWF) thirrje mbrojtjen e planetit

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Kafshëve të Egra, organizata mjedisore Fondi Botëror për Natyrën WWF në rajonin e Ballkanit, bën thirrje për ruajtjen e botës së egër dhe ndalimin e praktikave të paligjshme në tregtimin dhe vrasjen e kafshëve të egra në rajon e më gjerë.

Organizata mjedisore ndërkombëtare Fondi Botëror për Natyrën (WWF), me degë edhe në Shqipëri, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të kafshëve të egra, ka theksuar rëndësinë e mbrojtjes së florës dhe të faunës, për hir të mbrojtjes së planetit.

“Pyjet, detërat, oqeanet, lumenjt, dhe fushat, na e japin oksigjenin që e marrim, ushqimin që e hamë,dhe ujin që na nevojitet për të mbijetuar. Pa natyrë nuk do të ishim në gjendje të jetojmë ashtu siç jetojmë sot”, shkruan stafi I WWF.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Gjetjet e raportit të publikuar në 2020 nga WWF  tregojnë se 50 vitet e fundit kanë shënuar një rënie prej 68% në popullsinë e gjitarëve, zogjve, shpendëve, peshqve  dhe amfibëve që prej vitit 1970.

Sipas stafit të WWF, disa prej kërcënimeve më të rrezikshme që i kanosen botës së egër në rajonin tonë, duke qenë pjesë e zonës së tregtisë ilegale të botës së gjallë, janë krimet kundër natyrës ku përfshihen gjuetia e paligjshme, vrasja e specieve të mbrojtura,si dhe  tregtia dhe trafikimi i paligjshëm.

Një rrezik i tillë vihet re dhe në rajonin e Kosovës.

“Kafshët e egra janë të rrezikuara edhe në Kosovë për shkak të mungesës së inventarizimit, planeve adekuate të menaxhimit, si dhe gjuetisë ilegale. Po ashtu, bimët e egra janë të rrezikuara për shkak të vjeljes së pakontrolluar të tyre.”, thekson Krenare Salihu, Menaxhere e Projektit PA4NP në WWF Adria në Prishtinë.

Lexo më shumë  Nuk munguan as goditjet – detaje dhe pamje rreth përplasjes fizike mes deputetëve në Parlamentin e Serbisë

“Ruajtja e biodiversitetit duhet të kthehet në fokus në mënyrë që të gjithë të kemi një jetë më të shëndetshme”, vëren Salihu.

Një rast abuzimi në Kosove para dy vitesh ishte ai i  një luani që u soll  përmes transportit ilegal, dhe që akoma sot po vazhdon të mbahet i mbyllur në një kafaz privat në Gjilan.

Raste të ngjashme me abuzime të kafshëve të egra janë shënuar në Kroaci dhe në Mal te Zi.

“Së bashku mund ta ndryshojmë këtë trend negativ dhe ta ruajmë begatinë e bukurinë e botës rreth nesh. Në kohëra të përçarjes e konfliktit, nuk mund të harrojmë që të gjithë e ndajmë të njëjtin planet dhe të mirat e tij, andaj duhet të kujdesemi për të “, vëren stafi i WWF.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *