Bota

Mali i Zi me kryeministër shqiptar, Abazoviç mandatohet për qeverinë e re

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç ka mandatuar liderin e partisë URA, Dritan Abazoviç  për formimin e qeverisë së re.

Gjukanoviç dhe Abazoviç janë takuar më herët gjatë ditës së sotme, raporton “Vijesti”, ku presidenti i Malit të Zi e ka njoftuar zëvendëskryeministrin se i ka përfunduar konsultimet dhe do t’i japë mandatin.

“Përfaqësuesit e Lëvizjes URA dhe partnerët e tyre politikë më kanë bindur pa mëdyshje se kanë shumicë parlamentare për zgjedhjen e Qeverisë së Malit të Zi në Parlamentin e Malit të Zi. I bindur se është në interesin më të mirë të Malit të Zi që sa më shpejt të jetë e mundur Qeveria me kapacitet të plotë, veçanërisht për shkak të sfidave shtesë të sigurisë dhe politike të krijuara nga lufta në Ukrainë dhe reflektimi i saj në stabilitetin e rajonit tonë, pres që Parlamenti të mbajë një seancë dhe të vendosë për programin dhe përbërjen e Qeverisë me propozimin e mandatarit”, thuhet në deklaratën e Gjukanoviç.

Lexo më shumë  Raketat amerikane Atacms i shkaktojnë Rusisë humbjen e rëndësishme

URA dhe lideri i saj, Dritan Abazoviç po kërkojnë formimin e një qeverie të pakicës, e cila do të përfshijë, përveç URA-s, partitë kombëtare të pakicave të shqiptarëve dhe boshnjakëve dhe SNP-në pro-serbe. Mbështetje në Parlament pritet të marrin edhe nga partia e Gjukanoviçit dhe dy partitë tjera socialdemokrate.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *