Nëntë të vrarë në Chernihiv pas një sulmi ajror në dy shkolla e disa shtëpi
Guvernatori i rajonit Chernihiv të Ukrainës ka konfirmuar nëntë të vdekur pas një sulmi rus në dy shkolla dhe disa shtëpi.
Më herët, pamjet e kamerave treguan momentin kur një raketë ruse goditi një ndërtesë banimi në zonë – megjithëse nuk është e qartë nëse bëhet fjalë për të njëjtin incident.
Duke shkruar në aplikacionin e koduar Telegram, guvernatori i rajonit tha më herët: “Gjysmë ore më parë, trupat ruse nisën një sulm me raketa në një zonë banimi të dendur në qendër të qytetit.”
“Shumë pallate janë dëmtuar, janë thyer xhamat, janë dëmtuar mure, çati, ballkone e në disa vende janë shkatërruar mure dhe tavane.
“Nuk ka asnjë objekt ushtarak aty pranë. Aty pranë janë spitalet, disa shkolla dhe kopshte, dhjetëra ndërtesa të larta. Ekipet e shpëtimit po punojnë në vend.”
Rruga Press