Ministri rus Lavrov e krahason SHBA-në me Hitlerin
Në një konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm rus Sergey Lavrov nuk ka shmangur komentet për aleatët perëndimorë. Ndonëse është Rusia ajo që po sulmon një shtet fqinj, shumë herë më të vogël, Lavrov ka krahasuar SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin.
“Amerikanët po u diktojnë gjermanëve se çfarë është e mirë për sigurinë energjetike evropiane dhe ata thonë se nuk kanë nevojë për atë tubacion (Nordstream 2) dhe se siguria do të garantohet nga furnizimet nga SHBA, që është disa herë më e shtrenjtë. Ata po përpiqen të na imponojnë pikëpamjen e tyre për të ardhmen e Europës. Napoleoni dhe Hitleri kishin objektivin që të kishin të gjithë Europën nën kontrollin e tyre, tani amerikanët e kanë vënë Europën nën kontroll. Dhe ne shohim se kjo situatë ka treguar me të vërtetë se çfarë roli po luan BE në situatën globale.”, tha Lavrov.
Lavrov vazhdoi duke thënë se njëlloj si në filma ekziston “një e keqe absolute dhe një e mirë absolute” duke u shprehur se tabloja globale është në një gjendje të ngjashme.
Rruga Press