BotaKryesore

Presidenti i Ukrainës: Ne jemi një komb që prishi planet e armikut brenda një jave

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, postoi një video-mesazh të ri për qytetarët mbrëmjen e së mërkurës, duke u kërkuar atyre që të vazhdojnë luftën kundër pushtuesve rusë.

Videoja e postuar në rrjetin social Facebook ka mbishkrimin: “Çdo pushtues duhet ta dijë: do të kundërshtohen ashpër nga ukrainasit”.

“Ne jemi një komb që prishi planet e armikut brenda një jave”, tha presidenti Zelensky. “Ne i ndaluam ata”, shtoi ai.

Lexo më shumë  Rubla ruse arrin nivelin më të ulët në 32 muaj kundrejt dollarit

Zelensky tha se ushtarakët rusë që janë kapur nga ukrainasit “nuk e dinë pse janë këtu” dhe se ushtarët e armikut “po ikin përsëri në Rusi”.

Ai shtoi se trupat janë “fëmijë të hutuar”, të cilët po “përdoren” nga udhëheqësit e tyre në Moskë.

Zelensky falënderoi gjithashtu civilët në qytetet Konotop, Bashtanka, Energodar dhe Melitopol, të cilët tha se kishin bllokuar rrugët për trupat ruse.

Lexo më shumë  𝐊𝐮𝐫 𝐦𝐞𝐝𝐢𝐚 𝐟𝐥𝐞𝐭 𝐦𝐞 𝐠𝐣𝐮𝐡𝐞̈𝐧 𝐞 𝐚𝐫𝐦𝐢𝐤𝐮𝐭: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐚𝐥𝐞𝐚𝐧𝐜𝐞̈ 𝐞 𝐫𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐩𝐞̈𝐫 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐞̈𝐧

Ai shtoi se së fundmi ka folur me liderët e Norvegjisë, Izraelit, Kazakistanit, Katarit, Kanadasë, Polonisë dhe Këshillit Evropian.

Zelensky gjithashtu nënshkroi një dekret, përmes të cilit i shpalli Heronj të Ukrainës 15 ushtarakë ukrainas, nëntë prej të cilëve kanë vdekur./REL

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *