Ministri ukrainas kërkon nga shtetet që ta mbyllin hapësirën ajrore për Rusinë
Ministri ukrainas i Jashtëm, Dmytro Kuleba, ka kërkuar ndihmë nga partnerët e jashtëm që ta ndihmojnë për ta mbrojtur Ukrainën kundër Rusisë.
Ai ka kërkuar që shtetet të mbyllin menjëherë hapësirën ajrore për Rusinë.
Kuleba ka publikuar një fotografi të së mërkurës dhe ka thënë se civilët dje kanë bllokuar pushtuesit rusë që të futen në Energodar.
“Kjo është një luftë e vërtetë e popullit për Ukrainën. Putini nuk ka shans ta fitojë”, ka shkruar ai në Twitter.
“Ne na duhen partnerët që ta ndihmojnë Ukrainën ta mbrojë veten. Veçanërisht në ajër. Mbylleni qiellin tani”.
Rruga Press