Bota

81-vjeçari ukrainas kap pushkën kundër rusëve

Pjotr Vyerko i cili jeton në Gorenka të Kievit është i gatshëm për ta kapur armën e për të luftuar për Ukrainën kundër Rusisë. Ai tregon se shtëpia iu ka dëmtuar nga dridhjet e goditjeve me raketa nga rusët, raporton AP.

“Jam 81 vjeç dhe jam gati që ta marr pushkën dhe të godasë e të vrasë bastardët që vinë këtu, sepse unë kam një vajzë, një nip. Nëse vinë këtu do t’i sulmojë me sfurk nëse nuk kam armë – por unë kam armë”, ka thënë ai.

Lexo më shumë  Ukraina godet një depo nafte ruse në perëndim të Rusisë

Vyerko është mësues i frëngjishtes.

“Ukraina do të luftojë deri në fund. Nëse shkon përreth dhe sheh kaq shumë njerëz… Putini e bashkoi Ukrainën. Me veprimet e tij, ne u bëmë bashkë. Nuk kemi qenë kurrë kaq të bashkuar sa tani”.

Edhe pse 81 vjeç ai thotë se nuk është i frikësuar të luftojë me ushtarë rusë.

Gorenka është një fshat afër Kievit. Forcat ruse e bombarduan fshatin duke shkatërruar dhjetëra shtëpi. Më 2014 ku konflikti filloi në lindje të Ukrainës, Byerko bleu një armë.

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Tani ai ecë nëpër fshat me pushkën e tij, i gatshëm ta mbrojë shtëpinë nga trupat ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *