Çfarë ka ndodhur gjatë natës në Ukrainë
Sot shënohet dita e tetë e pushtimit rus të Ukrainës.
Ka pasur një sërë zhvillimesh të reja në konflikt gjatë natës, me Moskën që këmbëngul se ka pushtuar qytetin e saj të parë të madh që nga mbërritja e trupave.
Ndëkohë që jeni duke u zgjuar këtë mëngjes, këto janë më të fundit:
Rusia thotë se ka pushtuar qytetin port jugor të Khersonit. Kryebashkiaku Igor Kolykhaev bëri mbrëmë një lutje urgjente që trupat armike të mos qëllojnë civilët. Ky është qyteti i parë i madh ukrainas që është pushtuar që prej fillimit të konflikt deri më tani;
Bombardimet kanë vazhduar në kryeqytetin ukrainas të Kievit gjatë natës, me raportime për katër shpërthime të forta në orët e fundit;
Mariupol në Ukrainën lindore është përballur me sulme “të pamëshirshme”;
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy lëshoi një video fjalim brenda natës, duke thënë: “Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë përdorur”;
Ukraina thotë se 9,000 trupa ruse janë vrarë në konflikt
Kombet e Bashkuara thonë se një milion refugjatë ukrainas kanë ikur në vendet fqinje;
Një autokolonë e gjatë me automjete të blinduara ruse që shkon për në Kiev mbetet “e bllokuar” jashtë kryeqytetit, thotë zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.
© Rruga Press