Bota

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy sfidoi në një mesazh të ri televiziv

“Kudo që të shkojnë, ata do të shkatërrohen. Ata nuk do të kenë qetësi këtu, nuk do të kenë ushqim, nuk do të kenë një moment të qetë. Pushtuesit do të marrin vetëm një gjë nga ukrainasit: rezistencën. Rezistencën e ashpër. Një rezistencë e tillë që do të kujtojnë përjetësisht se ne nuk heqim dorë nga ajo që është e jona, ata do të kujtojnë se çfarë është lufta patriotike. Po, për ne ukrainasit, kjo është një luftë patriotike. Ne e dimë se si fillojnë luftërat patriotike dhe e dimë se si përfundojnë për pushtuesit”.

Lexo më shumë  Patronazhistët rusë në Moldavi

“Ushtria jonë po bën gjithçka për të thyer plotësisht armikun. Gati 9,000 rusë janë vrarë (të paverifikuar) në një javë. Në Nikolaevsk, pushtuesit janë të detyruar të përdorin dhjetëra helikopterë për të marrë të vrarët dhe të plagosurit e tyre – 19 dhe 20-vjeçarë, pleq. Cfarë kanë parë në jetën e tyre përveç këtij pushtimi? Por shumica e tyre janë lënë kudo.Ukraina nuk do që të mbulohet nga trupat e pajetë të ushtarëve. Shkoni në shtëpi, bashkë me gjithë ushtrinë tuaj. Tregojuni oficerëve tuaj që dëshironi të jetoni, se nuk dëshironi të vdisni, por të jetoni. Ne duhet të ndalojmë luftën dhe të rivendosim paqen sa më shpejt të jetë e mundur.”

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

“Jam i bindur, nëse ata shkojnë diku, qoftë përkohësisht. Do t’i dëbojmë. Me turp. Si ata njerëzit e thjeshtë që dëbojnë pushtuesit nga dyqanet ushqimore ku shkojnë ushtarët rusë për të gjetur ushqim dhe diçka për të ngrënë. Këta nuk janë luftëtarë të një superfuqie. Këta janë fëmijë të hutuar që janë përdorur. Çojini në shtëpi.”

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *