BallinaLajme

Shkëlzen Doli: Do jetë sfida më e vështirë e jetës sime, uroj të depërtojë thellë në zemrat e teleshikuesve

Violinsti i njohur shqiptar Shkëlzen Doli, me anë të një postimi në “Facebook” ka uruar të gjithë shqiptarët Vitin e Ri 2021.

Doli uron në mënyrë të veçantë, nga Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë. Ai shprehet se koncerti në këtë sallë prestigjoze do jetë sfida më e vështirë e jetës së tij, duke shtuar se uron që koncerti të depërtojë thellë në zemrat e teleshikuesve.

Postimi i violinistit të njohur shqiptar Shkëlzen Doli:

Lexo më shumë  Shpenzimet kapitale në Shqipëri 71% më pak se plani në 3-mujor, niveli më i ulët që nga 2009-ta

Të nderuar miq dhe artdashës!

Ju përshëndes nga ky ambient i bukur, nga ku për çdo vit depërtojnë tinguj magjepsës nga koncerti më prominent i muzikës klasike në mbarë botën – Koncerti i Vitit të Ri në Vjenë.

Nga ky ambient impozant, ku për herë të parë në histori, muzika e kompozitorëve të njohur vjenez do të luhet pa publikun dhe pa duartrokitjet LIVE në sallë. Do të jetë me padyshim koncerti më i vështirë i jetës sime, ku nuk do të cirkulojë nga afër energjia dhe emocionet e publikut sëbashku me artistët!

Lexo më shumë  Maqedonci në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore: Përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit ende të lirë

Megjithatë, uroj që ky koncert të depërtojë thellë në zemrat e të gjithë teleshikuesve duke ndezur optimizëm dhe duke përçuar një ndjenjë shprese për të ardhmen, në një botë pa pandemi.

Gëzuar 2021!

I Juaji

Shkëlzeni

Rruga Press

YouTube player