Bota

Johnson: Do të vazhdojmë t’ia shtrëngojmë lakun Rusisë

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson ka thënë të mërkurën se veprimet e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, kualifikohen si krime lufte.

“Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin në përdorimin e municioneve që ata tashmë kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm … sipas mendimit tim, kjo gjë tashmë kualifikohet plotësisht si një krim lufte,” tha ai në parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar.

Lexo më shumë  Kuleba: Trump nuk mund të bëjë marrëveshje paqeje me Rusinë për Ukrainën

Johnson ka thënë se Putini e ka llogaritur keq përgjigjen e Ukrainës.

“Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t’iu kundërvënë barbarizmit të tij,” tha ai.

“Nëse forca e Putinit dyfishohet, do të bëjmë edhe ne, duke rritur më tej presionin ekonomik dhe duke mbështetur Ukrainën me financa, armë dhe ndihmë humanitare”, shtoi Johnson, duke thënë se “Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të shtrëngojë lakun rreth regjimit të Putinit. Putini duhet të dështojë në sipërmarrjen e tij dhe nuk kam dyshim se ai do të dështojë dhe se ne do të kemi sukses në mbrojtjen e Ukrainës”.

Lexo më shumë  Ushtarët rusë po vdesin masivisht në Ukrainë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *