Bota

Përballje në çdo rrugë, bombardime dhe shumë të vdekur: Gjithçka mbi luftën në Ukrainë sot

Autoritetet ukrainase kanë raportuar 2 000 civilë të vrarë nga sulmet ruse mbi qytetet e Ukrainës gjatë ditëve të fundit. Lufta vijon e ashpër në të gjtha frontet, ndërkohë që presioni më i madh ndaj mbrojtësve është në Kharkiv dhe Kiev.

Më poshtë, ju sjellim të përmbledhura ngjarjet më të rendësishme deri në mesditë:

  • Ka luftime intensive në veri, lindje dhe jug të vendit, në qytetet kryesore të Ukrainës, Kharkiv dhe Kherson, që janë shënjestruar nga artileria ruse.
  • Një raketë goditi një rajon policie dhe një ndërtesë universiteti në Kharkiv mëngjesin e sotëm. Raportohet se kanë humbur jetën katër persona
  • Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e qytetit port strategjik Kherson të Detit të Zi, por autoritetet lokale pretendojnë se qyteti është ende nën kontrollin ukrainas.
  • Presidenti Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë se po përpiqet të fshijë historinë e Ukrainës dhe vlerëson qëndrueshmërinë e ushtrisë ukrainase.
  • Kryeministri Boris Johnson u zotua se Mbretëria e Bashkuar do të rrisë më tej presionin ekonomik dhe mbështetjen për Ukrainën me para, armë dhe ndihmë humanitare.
  • Pothuajse 700,000 njerëz janë larguar nga Ukraina. Kombet e Bashkuara kanë bërë thirrje për më shumë furnizime
  • Çmimet e naftës dhe gazit me shumicë janë rritur ndjeshëm ndërsa pushtimi hyn në ditën e shtatë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Ukraina: Rusia ka dërguar numër rekord dronësh për të na sulmuar gjatë natës
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *