Lajme

Daçiç rreshtohet me Putinin, thirrje kundër BE-së: Hiqni sanksionet ndaj Rusisë dhe tërhiqni njohjet e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç këtë të mërkurë ka konfimruar qëndrimin e palëkundur të Serbisë në mbështetje të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Daçiç në deklaratën e tij ka thënë se ato nuk mund t’i vendosin sanksione Rusisë, vendit që e mbështet Serbinë.

Nuk mund ta prejmë degën në të cilën jemi ulur”, ka thënë ai.

Kreyparlamentari serb ka deklaruar se Serbia nuk ka interes të ndjekë politikë në përputhje me interesat e Perëndimit dhe Lindjes, por në përputhje me interesat e veta dhe se “ata që kërkojnë nga Serbia t’i vendosë sanksionet Rusisë nuk janë kundër Rusisë, por kundër Serbisë”.

Ndër të tjera në intervistën e tij për mediat ai ka theksuar se Serbia tani është në një situatë kur prej saj pritet të mbajë anën e dikujt, kurse secili niset nga interesat e veta, ndaj është e logjikshme që edhe Serbia të shkojë nga interesat e saj.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

“Ne nuk kemi interes të ndjekim një politikë në përputhje me interesat e Lindjes dhe Perëndimit, por me interesat tona. Unë e respektoj atë që thonë nga Brukseli, por është detyrimi ynë që gradualisht ta harmonizojmë politikën tonë të jashtme me Brukselin. A do të na thonë që ne do të hyjmë nesër në BE që të harmonizojmë politikën tonë sot. Jo, thonë se kjo do të ndodhë për 10, 20 apo 30 vjet. Epo, ne do të harmonizojmë politikën tonë të jashtme pas 5, 10 apo 20 vitesh”, është shprehur ai.

Në anën tjetër, ai pyeti se a do të tërhiqnin njohjet e Kosovës, a do të ndalojnë me cenimin e integritetit territorial të Serbisë dhe mos ta detyrojnë Serbinë të vendosë sanksione ndaj shtetit që më së shumti mbron interesat e saj kombëtare dhe shtetërore.

Ai tha se Serbia e respekton parimin e integritetit territorial dhe se nuk e ka shkelur atë, por sipas tij ai që kërkon që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë nuk është kundër Rusisë, por kundër Serbisë.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

“Nesër do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në NATO, nesër do të kërkojnë që Kosova të anëtarësohet në OKB. Dhe kujt do t’i drejtohemi, Rusisë. Nëse vendosim sanksione ndaj tyre, nuk kemi kujt t’i drejtohemi. Na ktheni parimin e integritetit territorial, anuloni njohjen e Kosovës, ne jemi të gatshëm të bisedojmë. Serbia angazhohet për parimin e integritetit territorial dhe beson se nuk është mirë që është shkelur integriteti territorial i Ukrainës, por ne jemi gjithashtu dëshmitarë se ata që tani po sulmojnë Rusinë kanë shkelur integritetin territorial të Serbisë dhe e kanë bombarduar”,ka thënë Daçiç.

Ai tha se Serbia nuk është “pion i Lindjes apo i Perëndimit.

“Ne udhëheqim politikë për interesin tonë. Nuk mund ta prejmë degën në të cilën jemi ulur”, tha Daçiç, duke shtuar se i vjen keq që kjo po ndodhë në Ukrainë.

© Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *