Bota

Rusia dëshiron ta zëvendësojë Zelenskyn me ish-presidentin e dëbuar

Rusia dëshiron të shpallë ish-presidentin ukrainas Viktor Yanukovych – të rrëzuar gjatë protestave antiqeveritare më 2013-14 – si udhëheqësin e ri të Ukrainës, ka raportuar uebfaqja e lajmeve dhe analizave Ukrayinska Pravda, duke cituar inteligjencën ukrainase.

Yanukovych është tani në Minsk, sipas burimit të uebsajtit ukrainas. Ai iku në Rusi në vitin 2014, pas u arratis nga Ukraina.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Kremlini mund të jetë duke përgatitur një operacion mediatik ose fushatë për të rikthyer Yanukovychin në Ukrainë, ose për të publikuar një adresë prej tij drejtuar popullit ukrainas, tha gazeta.

Në janar, Britania e Madhe tha se Moska po planifikonte të instalonte një figurë pro-Moskës për të udhëhequr qeverinë e Ukrainës.

Zyra e Jashtme emëroi ish-deputetin ukrainas Yevhen Murayev si një kandidat të mundshëm të Kremlinit.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *