Dhjetra japonez dalin vullnetarë për të luftuar për Ukrainën
70 burra japonezë, duke përfshirë 50 ish-anëtarë të Forcave të Vetëmbrojtjes së Japonisë dhe dy veteranë të Legjionit të Huaj Francez, kanë aplikuar për t’u bashkuar në luftën e Ukrainës kundër pushtuesve rusë.
Një zëdhënës i ambasadës ukrainase pranoi se kishte marrë telefonata nga njerëz që “duan të luftonojnë për Ukrainën”, por nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme. Si shembull, agjencia vuri në dukje një punonjës zyre, Keiichi Kurogi, 39 vjeç, i cili donte të vinte në Ukrainë për t’u bashkuar me “Legjionin Ndërkombëtar”.
“Kur pashë foto të burrave dhe grave të moshuara në Ukrainë që shtrëngonin armët dhe niseshin për në front, ndjeva se duhej të isha me ta”, tha Kurogi.
Ambasada e refuzoi ofertën e Kurogit për të luftuar, duke i thënë se i mungonte përvoja e nevojshme ushtarake.
Presidenti Volodymyr Zelensky deklaroi se Ukraina po krijon një Legjion Ndërkombëtar të Mbrojtjes Territoriale të përbërë nga të huaj që duan t’i bashkohen rezistencës ndaj pushtuesve rusë dhe të mbrojnë sigurinë botërore.
Rruga Press