Putini i frustruar me ushtrinë e tij, thotë inteligjenca amerikane
Shtetet e Bashkuara kanë informacione të forta se presidenti rus po bëhet gjithnjë e më i frustruar nga betejat e tij ushtarake në Ukrainë, kanë thënë një ish-zyrtar dhe dy zyrtarë aktualë amerikanë për Sky News dhe NBC News.
Ata thanë se Vladimir Putini ka shpërthyer me zemërim te njerëzit në rrethin e tij të ngushtë mbi gjendjen e fushatës së tij ushtarake dhe dënimin mbarëbotëror të veprimeve të tij.
Zyrtarët paralajmëruan se ai mund të përfundojë duke dyfishuar dhunën si rezultat.
“Ky është dikush që është kapur qartësisht i befasuar nga masa e rezistencës ukrainase”, i tha MSNBC-së senatori Mark Warner, kryetar i komitetit të inteligjencës.
“Është izoluar. Ai nuk ka qëndruar shumë në Kremlin… Po merr gjithnjë e më pak inpute, dhe këto inpute janë nga lajkatarë”.
Ai shtoi: “Shqetësohem se ai është vënë në një qoshe. Shqetësohem se nuk ka një rrugë të dukshme daljeje”.
Rruga Press