Bota

Adidas shkëput kontratën me Federatën Ruse të Futbollit (RFS) me efekt të menjëhershëm

Pushtimi ushtarak i Rusisë në tokën ukrainase po çon në prishjen e kontratave me markat dhe kompanitë kryesore që po largohet nga futbolli rus.

Kombëtarja Rusisë është përjashtuar play-offi për Kampionatin Botëror 2022 nga FIFA dhe tani edhe gjiganti sportiv Adidas ka pezulluar sponsorizimin e Federatës Ruse të Futbollit për të treguar mbështetjen e tij për popullin ukrainas.

Lexo më shumë  Kopertina e parë e 'Harry Potter' thyen rekordin në ankand

Kjo është bërë e ditur përmes një deklarate zyrtare nga marka e pajisjeve sportive: “Adidas pezullon lidhjen e saj me Federatën Ruse të Futbollit (RFS) me efekt të menjëhershëm”.

Adidas gjeneroi 2.9% të xhiros së saj në vitin 2020 në rajonet e Rusisë dhe Ukrainës, shkruan ANSA.

Adidas veshi Rusinë për herë të parë në sezonin 1992/1993 dhe festoi 14 vjetorin (në 2022) duke prodhuar pa ndërprerë uniformat e skuadrës ruse.

Lexo më shumë  Katër vende të NATO-s bëjnë thirrje për një linjë mbrojtëse përgjatë kufirit të Evropës me Rusinë dhe Bjellorusinë

Po ashtu Schalke 04 dhe Manchester United morën vendimin për të ndërprerë kontratat e sponsorizimit me kompanitë ruse.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *