BotaKryesore

Konflikti në Ukrainë, nafta arrin çmimin më të lartë në 7 vite

Çmimi i naftës në SHBA u rrit me 7% të mërkurën duke arritur në 102 dollarë për fuçi, për të parën herë pas 7 vitesh, kjo edhe për shkak të krizës së fundit mes Rusisë dhe Ukrainës.

Edhe pse zyrtarët e energjisë anembanë botë janë pranë arritjes së një marrëveshje për të nxjerrë naftën rezervë, çmimet vijojnë të rriten shumë shpejt.

Lexo më shumë  Insekte të rrezikshme, ujëra të zeza dhe male me mbeturina, kriza shëndetësore në Gaza

Në një kohë kur nxjerrja e koordinuar e rezervave të naftës mund të jetë e pashmangshme, tregu mori gjithashtu sinjale të reja se OPEC dhe aleatët e tij nuk po vijnë në shpëtim.

Pavarësisht presionit për të rritur prodhimin, kabineti i Arabisë Saudite riafirmoi angazhimin e tij ndaj marrëveshjes së OPEC +, një pakt që kërkon vetëm një rritje modeste të prodhimit.

Lexo më shumë  Sot në Luksemburg: Ukraina dhe Moldavia fillojnë bisedimet zyrtare për anëtarësim në BE

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *