BotaKryesore

PE voton pro Ukrainës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në BE

PE ka votuar pro Ukrainës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.

Pas kërkesës së presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenski për anëtarësim të Ukrainës në Bashkimin Europian, grupimet politike të Parlamentit Europian u mobilizuan për një rezolutë lidhur me mbështetjen për dhënien sa më të shpejtë Ukrainës të statusit të vendit të kandidatit.  Gazetarja Erisa Zykaj raporton se rezoluta u aprovua sot me 636 vota pro, 13 kundër, 26 abstenime.

Statusi i vendit kandidat për Ukrainën është përshpejtuar për shkak të situatës në të cilën ndodhet vendi i pushtuar prej 6 ditësh nga Rusi. Presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, është shprehur se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE-së.

“Ne duhet të provojmë se oligarkët rusë nuk duhet të jenë të mirëpritur në hapsirën tonë. Ne e kemi bllokuar propagandën e Kremlinit në çdo hapsirë. Europa qëndron e bashkuar për të ecur më përpara. Ne e njohim dhe e dimë prespektivën dhe kemi mirëpritur kërkesën e Zelenksy-t për të pranuar Ukrainën në BE. Ky Parlament Evropian, ne do të ndalojmë çdo tentativë të Kremlinit për t’u futur në PE sepse agresorët që nisin luftën nuk kanë asnjë vend në shtëpinë e demokracisë. Evropa nuk do të ketë më asnjë akses tek gazi i Kremlinit, pra nuk do t’i mbajë shpresat aty dhe gjithashtu sistemi ynë i energjisë nuk duhet të jetë i varur nga Kremlini. Ka të bëjë me disa sanksione të forta që do të ndërmerren. Ne nuk mundemi më që të shesim pasaporta për njerëzit e Putin-it. Evropa duhet të lëvizë për të pasur mbrojtje të Unionit. Ne duhet të luftojmë dhe pikëpamjet e Kremlinit në lidhje me këtë çështje. Këtu nuk ka asnjë falje ndaj atyre që nisin luftën. President Zelenksy faleminderit, ne jemi bashkë tani dhe do të jemi bashkë në të ardhmen dhe do të qëndrojmë pranë Ukrainës”, tha ajo.

Lexo më shumë  Mjeku: PDK-ja pengon Komunën e Zveçanit të lidhet me ujësjellsin e Mitrovicës

Të hënën, pas një bisede telefonike me Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidenti ukrainas i bëri thirrje bllokut që t’i japë vendit të tij anëtarësimin e menjëhershëm në BE, pasi ai lufton pushtimin e Rusisë.

Dita e gjashtë e sulmeve ruse në Ukrainë është përqendruar në qytetet e Mariupol, Kharkiv dhe Çernihiv. Për presidentin Zekenski mbrojtja e kryqytetit Kiev mbetet prioritet. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dhe trupa ushtarake bjelloruse kanë hyrë në territorin ukrainas. Ndërsa Zelenski premton se askush nuk do falë dhe askush nuk do harrojë.

Lexo më shumë  Kurti në Prizren: Me rrugën Prizren-Tetovë do të vendoset drejtësi historike

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *